Nga Vendi
27 April 2026
Alarm për mashtrimet me veturat e përdorura, MPB thirrje për denoncim të menjëhershëm

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë menjëherë rastet kur zbulojnë manipulime me kilometrat e veturave të përdorura.

Sipas autoriteteve, çdo vit regjistrohen qindra raste mashtrimi në këtë fushë, ndërsa vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë evidentuar dhjetëra kallëzime nga qytetarët. Nga MPB theksojnë se praktika e kthimit të kilometrave përdoret nga tregtarë individualë, por edhe nga kompani që importojnë automjete nga jashtë, me qëllim rritjen artificiale të çmimit të shitjes.

Institucionet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë blerjes së veturave dhe bashkëpunim me organet e rendit për të parandaluar këtë fenomen.



Të ndryshme
Më shumë
Japonia shënon numrin rekord të të moshuarve mbi 100 vjeç14 September 2021
Presidentët e SHBA-së ndryshojnë, Putin mbetet16 June 2021
Akuza të forta nga SDSM ndaj Hristijan Mickoski për ndikim në drejtësi dhe lidhje të dyshuara ndërkombëtare15 April 2026