Nga Vendi
27 April 2026
Ahmeti dënon sulmin në Washington, shpreh mbështetje të plotë për SHBA dhe vlerat demokratike

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas sulmit të fundit në Washington DC, duke e cilësuar atë një akt të rëndë që synon të godasë themelet e demokracisë dhe lirisë.

Në reagimin e tij, Ahmeti thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar vazhdimisht qëndrueshmëri përballë kërcënimeve, falë forcës së institucioneve dhe unitetit të qytetarëve të tyre.

Ai shprehet, “Shpreh mbështetje të plotë dhe solidaritet të thellë me popullin amerikan dhe institucionet e tyre të sigurisë”, duke vlerësuar reagimin e shpejtë dhe profesional të autoriteteve, i cili sipas tij tregon se dhuna nuk mund të triumfojë mbi demokracinë.

Ahmeti shton se në këto momente duhet qëndrim i përbashkët me SHBA-të, në mbështetje të përpjekjeve për siguri, paqe dhe mbrojtjen e vlerave demokratike në nivel global.



Të ndryshme
Më shumë
Grida Duma: Viti i kaluar, periudhë qartësie dhe çlirimi emocional25 January 2026
Ndërruan jetë babë e bijë nga Shkupi, Selam Asani dhe Magribe Asani Berisha30 August 2021
Vuçiq: Amerikanët na dëgjuan, e hoqën pikën ku kërkonin njohjen e Kosovës 3 September 2020