Nga Vendi
27 April 2026
Arrestohet 37-vjeçari në Koçan, policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike dhe para

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Koçan është arrestuar një 37-vjeçar pas një operacioni policor të realizuar nga SPB Shtip.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari me inicialet K.A. është privuar nga liria nga nëpunësit policorë më 24 prill 2026, ndërsa kontrolli është realizuar me urdhër të gjykatës si në vendbanimin e tij ashtu edhe në një objekt afarist në Koçan.

Gjatë bastisjes, autoritetet kanë gjetur substanca të dyshuara të ngurta dhe pluhur të bardhë, dy peshore digjitale, marihuanë dhe një shumë parash. Pas përfundimit të procedurave hetimore, ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.

Burimi: MPB / Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: Në të dhënat e paraqitura nga KSHZ ka mangësi dhe gabime serioze16 July 2020
Ndërron jetë personi që mbeti i plagosur në fshatin Batincë11 July 2025
Arben Taravari nderon 28-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari 5 March 2026