Nga Rajoni
29 April 2026
Kosova përballet me zgjedhje të reja pas krizës presidenciale, KQZ në afat të ngushtë për organizim

Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas dështimit për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda afatit kushtetues, duke thelluar krizën politike në vend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka në dispozicion pak më shumë se një muaj për organizimin e procesit zgjedhor, i cili vjen pas shpërndarjes automatike të Kuvendit.

Sipas të dhënave, zgjedhjet e reja janë të tretat brenda rreth një viti e gjysmë, duke reflektuar paqëndrueshmërinë institucionale që ka përfshirë vendin.

Kriza u thellua pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri, ndërsa mandati i Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit. Pavarësisht negociatave politike, kryeministri Albin Kurti dhe partitë opozitare nuk arritën marrëveshje për emrin e ri të kreut të shtetit.

Sipas hulumtuesit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi, dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maji dhe 7 qershori, në përputhje me procedurat ligjore pas shpërndarjes së Kuvendit më 28 prill.

Burimi: Radio Evropa e Lirë



Të ndryshme
Më shumë
VMRO-DPMNE mohon deklaratën e Bujar Osmanit: Nuk ka pasur asnjë komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme10 September 2026
Gostivari dhe Dibra janë qytetet me më pak të vaksinuar 7 September 2021
Mësuesja boton foton e maturës me Musaenin dhe shkruan një elegji: Sa zemra trishtove, kalove pandeminë, por plumbin se mashtrove…29 June 2021