Nga Rajoni
29 April 2026
Mesazh prekës për studenten Bora Keçi, pedagogët kujtojnë përkushtimin e saj pas tragjedisë në Lezhë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka reaguar me një mesazh emocional pas ndarjes tragjike nga jeta të studentes Bora Keçi, e cila humbi jetën së bashku me të atin në një aksident automobilistik në Lezhë.

Në reagimin e tij, ai e përshkruan humbjen si të rëndë për familjen dhe komunitetin akademik, duke vënë në pah përkushtimin dhe seriozitetin e studentes gjatë rrugëtimit të saj në Fakultetin e Mjekësisë.

“Është e vështirë të gjenden fjalët e duhura përballë një humbjeje kaq të rëndë, ku jeta e një studenteje të re, plot ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, ndërpritet në mënyrë tragjike”, është shprehur ai.

Pedagogu kujton gjithashtu një moment të veçantë akademik, duke theksuar se Bora Keçi ishte dalluar për rezultatet e saj në lëndën Etikë dhe Deontologji Mjekësore, çka sipas tij dëshmonte për formimin dhe angazhimin e saj si studente.

Në fund të mesazhit, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes, veçanërisht nënës së saj, si dhe komunitetit universitar, duke theksuar se humbja e dyfishtë përbën një goditje të rëndë për të gjithë ata që i kanë njohur.



Të ndryshme
Më shumë
“Takohemi të hënën dhe…”, kryeministrit belg i dalin mesazhet me pornostaren e njohur italiane23 August 2021
Dita e Alfabetit, Pendarovski: Shqiptarët ditën e sotme e festojnë në atdheun tonë shumetnik22 November 2021
Nisin zgjedhjet parlamentare, të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë13 July 2020