ShowBiz
6 October 2026
Leonora Jakupi shfaqet për herë të parë krah bashkëshortit në protestë

Leonora Jakupi prej vitesh ka zgjedhur ta mbajë hermetike jetën e saj private, veçanërisht sa i përket lidhjes së saj të dashurisë.

Këngëtarja ka folur shumë rrallë për partnerin, ndërsa vetëm së fundmi ka treguar se janë bashkë prej 15 vitesh dhe se jetojnë së bashku.

Ajo ka bërë të ditur se partneri i saj nuk dëshiron të jetë pjesë e vëmendjes publike, ndaj çifti nuk është parë pothuajse asnjëherë bashkë në ngjarje publike.

Por sonte ka ndodhur një dalje e rrallë.

Leonora Jakupi është shfaqur në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa këtë herë përkrah saj është parë edhe partneri.

Ky është momenti kapur publikisht nga Raporto24.com, ku Leonora shfaqet krah tij, pas vitesh që ka zgjedhur ta mbrojë lidhjen nga vëmendja mediatike.

Pamja e çiftit në shesh ka tërhequr vëmendjen pikërisht për shkak të rrallësisë së një daljeje të tillë.

Leonora ndër vite ka qenë shumë e rezervuar për këtë pjesë të jetës së saj, duke respektuar edhe dëshirën e partnerit për të qëndruar larg kamerave.

Ndërsa sonte, në mesin e qytetarëve të mbledhur në shesh, dyshja është fotografuar bashkë për herë të parë në publik. /Prive By Liberta Spahiu



Të ndryshme
Më shumë
Ndryshimet ligjore për të dielën ditë jo pune në komisionin amë19 July 2021
Video e rrallë! Artistët kosovarë në vitin 1998 në qytetin e Tetovës (Adelina,Roberti,Qumili etj…)30 July 2021
Nga 1000 në 2500 euro për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen 5 persona në Durrës!14 July 2020