Nga Rajoni
5 May 2026
Thaçi nga Haga: Procesi ka devijuar, kërkohet drejtësi dhe transparencë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë nga paraburgimi në Hagë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ku ka ngritur shqetësime për rrjedhën e procesit gjyqësor ndaj tij.

Thaçi deklaroi se gjykimi ka devijuar nga parimet e drejtësisë, duke theksuar se, “Në izolim po kaloj vitin e gjashtë pa vendim gjyqësor, ky proces ka devijuar dhe duhet të ofrojë drejtësi e jo hakmarrje”.

Ai kërkoi më shumë transparencë dhe respektim të të drejtave themelore, duke shtuar se, “Procesi duhet të jetë transparent, llogaridhënës dhe të respektojë të drejtat e njeriut”.

Në intervistë, ish-presidenti u shpreh edhe për kufizimet që, sipas tij, po përballet gjatë paraburgimit, duke thënë se, “Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të vepruar ashtu siç mendoj”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur procesi gjyqësor në Hagë vijon pa një vendim përfundimtar.



Të ndryshme
Më shumë
Konjufca: Albulena Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit27 July 2026
Çairi e mbyll verën kulturore me muzikë, art dhe traditë20 August 2026
Gashi uron qytetarët e besimit katolik: Festa e Krishtlindjeve sjell mesazhe paqeje, solidariteti, humanizmi dhe respekti të ndërsjellë25 December 2025