Nga Rajoni
8 May 2026
Albin Kurti u kërcënua nga Serbia, Policia e Kosovës identifikon burimin e postimit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar burimin e kërcënimit të publikuar në rrjetet sociale ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, nga profili “Severna Brigada”, i njohur si “Brigada e Veriut”, organizatë e shpallur terroriste nga institucionet e Kosovës.

Sipas autoriteteve, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka ndërmarrë menjëherë veprime intensive hetimore pas publikimit të kërcënimit më 8 maj 2026.

Nga hetimet ka rezultuar se postimi është bërë nga territori i Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kraljevo. Policia ka konfirmuar se janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit të llogarisë në rrjetin social.

“Nga analizat e kryera nga njësitë kompetente janë identifikuar të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në hetimin intensiv të mëtejshëm nga Policia e Kosovës dhe PSRK”, thuhet në njoftimin zyrtar.



Të ndryshme
Më shumë
Shembja e rrugës në Prishtinë ngre dyshime për neglizhencë dhe rrezik nga ndërtimet31 March 2026
Dorëheqja e Sulejmanit trondit Aleancën për Shqiptarët – VLEN: Taravari po mbetet i vetmuar në prehrin e Ahmetit19 May 2025
Marina dhe Geti po bëhen prindër?17 August 2021