Nga Rajoni
11 May 2026
Kaja Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun Prishtinë-Beograd

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, deklaroi se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të vonohet për shkak të cikleve të shpeshta zgjedhore në Kosovë.

Ajo bëri të ditur se Bashkimi Evropian kishte planifikuar një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por zhvillimet politike në Kosovë kanë ndikuar në shtyrjen e procesit.

“Ne kishim planifikuar dialogun politik në nivel të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës. Kishim pëlqimin e të dy liderëve, por zgjedhjet e reja në Kosovë po e shtyjnë sërish këtë proces”, tha Kallas.

Ajo theksoi se, pavarësisht vonesave, BE-ja po vazhdon kontaktet me të dyja palët për të siguruar zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. “Po punojmë veç e veç me të dyja palët që të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë në fuqi”, u shpreh ajo.

Takimi i fundit mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut ishte mbajtur në shtator të vitit 2023, ndërsa Kallas, e cila mori detyrën në fund të vitit 2024, ende nuk ka ndërmjetësuar një rund të ri bisedimesh.

Deklaratat e saj u bënë në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian me homologët nga Ballkani Perëndimor, ku pritet të diskutohet për forcimin e bashkëpunimit rajonal, ndikimet e jashtme dhe përgatitjet për samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në qershor në Tivat të Malit të Zi.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Maqedonisë me fushatë për të nxitur qytetarët të vaksinohen23 August 2021
Drejtoresha e Spitalit “Nënë Tereza” në Çair në takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë16 March 2026
Sot në të gjitha xhamitë e Maqedonisë do të bëhen lutje për viktimat e tragjedisë në Tetovë10 September 2021