Nga Vendi
11 May 2026
Zgjerimi i BE-së i domosdoshëm për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka deklaruar në Bruksel se “Zgjerimi është i domosdoshëm si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për vendet kandidate”, gjatë pjesëmarrjes në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, të kryesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas. Ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mos mbetet më një “zonë gri” në Evropë, por të ketë një rrugë të qartë dhe të besueshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mucunski vlerësoi se vendi ka shënuar progres konkret në zbatimin e Agjendës së Reformave, duke theksuar se ajo është 100 për qind në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, gjë që sipas tij dëshmon orientimin strategjik drejt integrimit evropian. “Mesazhi ynë për vendet anëtare është shumëplanësh. Duhet të largohemi nga bilateralizimi i kritereve të pranimit, por edhe të forcojmë angazhimin për çështje që shkojnë përtej vetë procesit të zgjerimit”, u shpreh ai, duke përmendur sigurinë, mbrojtjen, ekonominë, tregtinë, energjinë, sigurinë ushqimore dhe dixhitalizimin. Diskutimet në Këshillin e BE-së u përqendruan në marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e zgjerimit të mëtejshëm të Unionit.



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell, temperatura deri në 40 gradë23 June 2021
Sela: Zaev asesi nuk mund të largohet nga mendësia e tij mesjetare!23 September 2021
Ligji i Gjuhëve mbetet në pritje, Kushtetuesja pa vendim për shkak të mungesës së gjyqtarit 1 May 2026