Nga Vendi
13 May 2026
Mickoski: Reformat dhe integrimi evropian mbeten prioritet i Qeverisë

Kryeministri i Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se është zhvilluar një takim i rëndësishëm kushtuar agjendës së reformave dhe procesit të integrimit evropian të vendit, ku në mënyrë onlajn mori pjesë edhe Gert Jan Kopman.

Sipas Mickoskit, në fokus të diskutimeve kanë qenë prioritetet kyçe reformuese dhe hapat e ardhshëm që lidhen me rrugën evropiane të vendit. “Kemi mbajtur takim kushtuar agjendës së reformave, me pjesëmarrje onlajn të drejtorit të Drejtorisë së Komisionit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi lindore, Gert Jan Kopman. Në takim u shqyrtuan prioritetet kryesore reformuese dhe hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Mickoski në publikimin e tij në Facebook.

Ai ritheksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe avancimit të procesit integrues drejt Bashkimit Evropian.



Të ndryshme
Më shumë
Një trup si i Xhensilës! Këngëtarja ‘leksion’ vajzave nga palestra 12 September 2020
Këto janë simptomat e variantit Delta–çfarë duhet të dini?17 August 2021
Maqedonia e Veriut synon të bëhet pjesë e furnizimit global për vaksinë kundër Covid-1913 July 2020