Nga Rajoni
10 August 2021
Imamit kosovar i pengojnë fotot e Rugovës e Skënderbeut, i largon derisa po mbahej një e pame

Gjatë një ceremonie mortore që po mbahej të dielën në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës, imami i fshatit ka larguar nga salla fotografinë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe Skënderbeut nga salla ku po mbahej ceremonia

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën.

Express mëson se disa persona kanë bërë ankesë në polici kundër imamit të fshatit, i cili derisa po mbahej e pamja për një rast vdekjeje, ka larguar fotografitë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Po ashtu, imami ka larguar dhe të gjitha fotografitë tjera të figurave historike që ishin të vendosura aty.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar, ndërkaq rasti është iniciuar si “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”./GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Fëmijët me aftësi të veçanta në fokus të festivalit ‘Krijimtari inkluzive’ në Tetovë12 November 2025
Argjentina shkëlqen me linjat perfekte13 August 2021
Diaspora nis votimin për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë27 October 2025