Nga Rajoni
14 May 2026
Shqiptarët e Maqedonisë thirren në protestë për të drejtën e provimit në gjuhën amtare

Deputeti Daut Haradinaj ka bërë thirrje publike për një tubim të së hënës, më 18 maj, në orën 16:30, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Shkak për protestë është mohimi i të drejtës së studentëve për ta dhënë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe, e drejtë kjo që, sipas Haradinajt, u garantohet me ligj dhe me Kushtetutë.

"Kjo nuk është vetëm çështje studentësh. Kjo është çështje dinjiteti, barazie dhe respektimi të të drejtave themelore," shkruan ai, duke shtuar se "nuk mund të ketë drejtësi pa gjuhën shqipe" dhe se "nuk mund të ketë shtet të barabartë kur shqiptarëve u mohohet e drejta për t'u testuar në gjuhën e tyre amtare."

Tubimi do të mbahet të hënën, më 18 maj, në orën 16:30.



Të ndryshme
Më shumë
Në Kërçovë është kryer përdhunim ndaj një minorene22 July 2020
Ahmeti nga Çashka: "Më të konsoliduar se sot nuk kemi qenë asnjëherë"31 May 2026
Proces i rregullt zgjedhor edhe në Kumanovë15 July 2020