Nga Vendi
15 May 2026
Pakënaqësia "vlon" në BDI: Aktivistët e vërtetë u zëvendësuan me prurje "servile"

Pas fitores mbi "sojin me ideologji të vjetërsuar", brenda BDI-së nuk erdhi koha e ndryshimit të premtuar, por e luftës me bërryla për epërsi. Menjëherë pas ngadhënjimit u zgjuan instinktet e luftës brenda llojit, duke harruar qëllimet fillestare të betejës politike, e cila ishte nisur me premtimin se do t'u krijoheshin hapësira gjeneratave të reja.

E pamoralshmja e gjithë kësaj ndodhi kur, përmes motos "votuesi i heshtur", filluan të zëvendësohen aktivistët e vërtetë me prurje "servile", duke i emëruar në pozita të larta vetëm për faktin se premtimet e bashkëpunimit ishin të pakufizuara. Kongresi i jashtëzakonshëm, i organizuar në emër të bashkimit, shërbeu si fasadë, pasi eliminoi pikërisht ata delegatë që kishin sjellë deri te bashkimi dhe fitorja e madhe.

Sot "vlon" pakënaqësia në të gjitha hapësirat dhe, sipas Limanit, kjo pakënaqësi ditë pas dite do të shpërthejë deri në masën e shfrenimit të pakontrolluar. Arsyeja është e qartë: "lufta" e dikurshme kundër sojit të vjetër përfundoi paradoksalisht me rikthimin e dështakëve, hajdutëve dhe të skaduarve politikë, të gjithë të strehuar nën hijen e siglës së "ndryshimit të madh".

Ata që trumbetonin, "Nuk kemi vërejtje dhe kundërshti ndaj udhëheqësit të BDI-së, por akuzat drejtohen te bashkëpunëtorët që janë në krahun e tij", sot rezultojnë se nuk e kishin me "sojin" që e rrethonte liderin, pasi i morën të gjithë në emër të "votuesit të heshtur-trembur", duke i paraqitur si të shpëlarë nga mëkatet e keqpërdorimeve, deri në masën e përvetësimit të të gjitha vlerave materiale e çnjerëzore.

Limani ngre edhe pyetjen provokuese nëse bashkimi i "plenit me VLEN-in" është i arsyeshëm, apo ndjehet i nevojshëm "pllenimi në kohë pranvere që të mbijë më mirë fara e re". Teksti mbyllet me një vërejtje të ashpër: "Arritëm edhe kohën e ndryshimit të çerdheve, duke u klasifikuar soji me sojin, lloji me llojin, fisi me fisin, pisi me pisin."



Të ndryshme
Më shumë
Nënshkruhet marrëveshja për pika të përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë27 June 2026
Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 75-të plenare26 December 2025
Afrim Gashi: 8 Prilli, thirrje për barazi dhe përfshirje të komunitetit rom 8 April 2026