Sport
27 May 2026
Trabzonspori nuk ndalet: Pas Muçit, tani Uzuni në shënjestër

Pas firmosjes me Ernest Muçin, Trabzonspori turk po shikon drejt një tjetri shqiptari të kombëtares kuqezi. Sipas mediave turke, sulmuesi Myrto Uzuni vazhdon të figurojë në listën e dëshirave të klubit, i cili po monitron nga afër situatën e 30-vjeçarit që aktualisht aktivizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Uzuni ka zhvilluar 14 ndeshje në kampionatin amerikan këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe një asist, duke mbetur një nga lojtarët kyç të skuadrës së tij. Kontrata e sulmuesit pritet të përfundojë në fund të sezonit të ardhshëm, çka e bën transferimin gjatë kësaj vere më të realizueshëm.

Rrjeti i vëzhguesve të Trabzonsporit kishte shfaqur interes për shqiptarin edhe gjatë merkatos së janarit, por negociatat nuk u finalizuan. Klubi, fitues i Kupës së Turqisë këtë sezon dhe pjesëmarrës në grupet e Europa League vitin e ardhshëm, pritet të bëjë një ofertë të re gjatë verës me objektivin për të forcuar repartin ofensiv.

Burimi: Klan News



Të ndryshme
Më shumë
Kosovari tentoi të kalojë kufirin me Maqedoninë e Veriut me test fals të COVID-19, arrestohet nga Policia 2 September 2021
Gjykata urdhëron administratën Trump të rikthejë lotarinë e Green Card17 October 2026
Osmani-Logar: Ballkani Perëndimor do të jetë çështje shumë e rëndësishme për presidencën e Sllovenisë me BE-në16 June 2021