Nga Vendi
27 May 2026
Ministria e Financave i heq licencën "Credi YES": 40 degë mbyllur, 120 punonjës në rrugë

Ministria e Financave i ka hequr licencën për punë shoqërisë financiare "Credi YES", një nga kompanitë më të mëdha të kredive të shpejta në Maqedoninë e Veriut, e pranishme në treg që nga viti 2019. Ministria sqaroi se "mbikëqyrja konstatoi shkelje të rënda të dispozitave ligjore, veprim në kundërshtim me rregullat për mbrojtjen e konsumatorëve dhe praktika me të cilat qytetarët, përdorues të shërbimeve financiare, ishin vënë drejtpërdrejt në rrezik." Si pasojë e këtij vendimi, u mbyllën rreth 40 degë në të gjithë vendin, ndërsa rreth 120 punonjës morën njoftim për pushim nga puna.

Lidhur me statusin e qytetarëve që kanë kontrata kredie me këtë kompani, Ministria e Financave sqaroi se "drejtuesi i shoqërisë është i obliguar që brenda 15 ditëve të nisë procedurë likuidimi ose të paraqesë kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit pranë gjykatës kompetente." Ministria theksoi gjithashtu se "qytetarët kanë të drejtë t'i kundërshtojnë kontratat e lidhura me cilëndo shoqëri financiare para gjykatës kompetente, në përputhje me dispozitat e kontratës së nënshkruar", ndërsa pavlefshmërinë e kontratave mund ta konstatojë vetëm gjykata.

Burimi: TV21



Të ndryshme
Më shumë
Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoren ndaj San Marinos 4 October 2025
A janë bashkuar Tuna dhe Patrisi? 6 July 2021
Thanë se Ali Ahmeti vjedh rrymën elektrike? Deklarohen nga EVN-ja ... 27 September 2021