Nga Rajoni
30 May 2026
Ligji për barazinë gjinore: Djalë e dërgon në shkollë, vajzë e merr në shtëpi

Ministria ka urdhëruar që adoleshentëve do t'u sigurohet trajtim hormonal për ndryshim gjinie menjëherë kur ta kërkojnë, pavarësisht nivelit të vetëdijes për pasojat. Analisti Mark Pashkja e cilëson këtë "një masakrim të adoleshentëve dhe familjeve shqiptare", duke shtuar se bëhet fjalë me "paratë publike".

Sipas tij, ligji për barazinë gjinore, që nga përkrahësit "jo rastësisht të gjithë pranë komunitetit LGBTQ+" promovohej si ai që "perfeksiononte barazinë gjinore", doli "ashtu siç edhe kishim parashikuar." Pashkja paralajmëron se "shumë të rinj do të trajtohen si instrumente për qëllime agjendash, duke përfunduar me pasoja fatale për të ardhmen dhe jetën e tyre", duke e quajtur urdhrin "shkatërrimtar" për shoqërinë shqiptare. "De facto kemi të bëjmë me një mobilizim tashmë edhe strukturor të nismave që në vetvete janë fatale për të ardhmen e shoqërisë sonë", shkruan ai.

Situata, sipas autorit, ka arritur në pikën ku "shumë familje do të dërgojnë djalin në shkollë paradite e pasdite do t'u kthehet vajzë."



Të ndryshme
Më shumë
U komentua për fustanin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, flet Benita Zena 6 October 2026
"Jam historia veç me tri shkronja", Gold AG me imazhin e Adem Jasharit dhe të UÇK-së në marshin për Liri12 September 2026
Burimit nga Zvicra ia shesin veturën e shtrenjtë 50 mijë euro, pa dijeninë e tij17 August 2021