Nga Rajoni
1 June 2026
Gjykata Kushtetuese vendos sot për ministren me IA “Diella”, PD kërkon shfuqizimin e dekreteve

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë sot çështjen që lidhet me ministren e parë të emëruar me Inteligjencë Artificiale, “Diella”. Trupi gjykues do të mblidhet në orën 17:30, ndërsa pas seancës pritet të japë vendimin lidhur me kushtetutshmërinë e emërimit të saj.

Çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese pas ankimimit të një të pestës së deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët pretendojnë se Presidenti i Republikës ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën duke dekretuar një ministër që, sipas tyre, nuk i plotëson kushtet e kërkuara për ushtrimin e këtij funksioni.

Deputetët demokratë kërkojnë shfuqizimin e nenit 2 të Dekretit nr. 331, datë 12.09.2025, “Për emërimin e Kryeministrit”, si dhe shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit nr. 333, datë 15.09.2025, “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, duke i konsideruar ato të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me interes të lartë, pasi mund të krijojë një precedent të rëndësishëm për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në institucionet shtetërore.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Meksika Garanton Sigurinë për Finalet e Botërorit 2026 6 March 2026
Sela, Gashi dhe Kasami nuk shkojnë në takimin e thirrur nga Ahmeti13 August 2020
Kryeministri Kurti pret sot Kryeparlamentaren e Shqipërisë22 September 2021