Nga Rajoni
15 October 2025
Ursula von der Leyen: Kosova të forcojë institucionet dhe të ulë tensionet

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Prishtinë, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës të vazhdojnë ndërtimin e institucioneve të forta dhe të ulin tensionet në vend.

Në një postim në platformën X, ajo theksoi se e ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, por Kosova duhet të përmbushë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes.Deklarata e saj vjen pas kritikave të BE-së ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për mbylljen e disa zyrave që funksiononin sipas sistemit të Serbisë në veri të vendit.Von der Leyen u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, pa deklarata për media pas takimeve.



Të ndryshme
Më shumë
Fero rrëfen momentin e vështirë kur Arbenita humbi babain ditën që u lind Nina16 June 2021
Konfirmohet edhe një rast me llojin e virusit delta në Maqedoni 6 July 2021
Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 78-të dhe 79-të15 June 2021