Nga Rajoni
9 June 2026
25-vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës: Dita kur Serbia u detyrua të dorëzohej

Më 9 qershor 1999, para 27 vjetësh, u nënshkrua Marrëveshja Ushtarako-Teknike e Kumanovës, dokumenti historik që shënoi fundin e luftës në Kosovë dhe dorëzimin e Serbisë. Marrëveshja, e arritur ndërmjet NATO-s dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, hyri zyrtarisht në fuqi më 11 qershor 1999.

Sipas kushteve të kësaj marrëveshjeje, Serbia ishte e detyruar të tërhiqte të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga territori i Kosovës. Dokumentin historik e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe gjenerali serb Nebojsha Pavkoviq, ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe, i akuzuar më vonë nga Gjykata e Hagës për krime lufte dhe gjenocid.



Të ndryshme
Më shumë
Tre shqiptarë mes viktimave, të tjera detaje pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese të premten në Athinë30 September 2026
Kërkesa e re në Supremje mund të hapë sërish çështjen e Dardan Krivaqës25 July 2026
VLEN: "Koalicioni i Ahmetit po shembet, shqiptarët kërkojnë ndryshim të vërtetë"17 May 2025