Nga Rajoni
13 June 2026
Presheva u kthye në qendër të artit shqiptar, Çarshia mbushet me tingujt e muzikës së mirëfilltë

Presheva përjetoi një mbrëmje të veçantë artistike, teksa Çarshia e qytetit u shndërrua në një skenë të hapur të kulturës dhe artit shqiptar. Aktiviteti mblodhi qindra qytetarë, të cilët ndoqën nga afër interpretimet e disa prej emrave të njohur të muzikës së mirëfilltë shqipe.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, vlerësoi rëndësinë e këtij organizimi, duke theksuar se “edhe një herë Presheva u rikthye në qendër të kulturës dhe artit të mirëfilltë”. Sipas saj, eventi dëshmoi edhe një herë potencialin kulturor të qytetit dhe lidhjen e fortë të komunitetit me vlerat artistike kombëtare.

Në sheshin e mbushur me qytetarë performuan Kastriot Tusha, Enkelejda Arifi, Selami Kolonja, Nikollë Nikprelaj dhe Burim Demiri. Sinani u shpreh se publiku pati “kënaqësinë dhe nderin e veçantë” të dëgjojë artistët, duke shtuar se “Presheva edhe përmes artit do të jetë e pandara, përjetësisht shqiptare”.



Të ndryshme
Më shumë
Zvicra do të mbajë pesë ditë zie për 40 viktimat e zjarrit 2 January 2026
Prej sot vazhdon paraqitja e rregullt e personave të papunë në Agjencinë për Punësim15 September 2020
MSH Maqedoni: Nuk ka hospitalizimeve të reja për covid pacientë në Shkup 9 June 2021