Sport
3 August 2020
Real Madrid fiton 85 milionë euro në një muaj

Korriku ka qenë shumë frytdhënës për Real Madrid, që ka arkëtuar plot 85 milionë euro.

Një shumë që klubi mund ta përdorë për të zbutur humbjen prej 180 milionë eurosh të pësuar për shkak të Coronavirus-it.

Siç ka shpjeguar AS, falë shitjes së disa lojtarëve të rinj dhe fitores së La Liga-s, muaji i kaluar ka qenë shumë produktiv për kampionët e Spanjës që kanë shitur Hakimi-n tek Inter-i, Javi Sanchez te Valladolid dhe De Frutos me Dani Gomez te Levante për një total prej 48 milionë eurosh.

Nga triumfi në La Liga kanë ardhur 25 milionë euro, ndërsa 12 milionë euro të tjera kanë ardhur të drejtat televizive të Champions League.



Të ndryshme
Më shumë
Spitali i Dibrës mbetet pa furnizime, Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë bën thirrje publike për ndihmë 1 September 2021
Shkupi dhe Tetova vatra të COVID-1915 July 2020
Ali Ahmeti përfundon dëshminë pas tetë orësh 2 September 2020