Nga Rajoni
13 June 2026
"Dardania Drive” në Winnipeg, komuniteti shqiptar shënon një ditë historike në Kanada

Komuniteti shqiptar në Winnipeg të Kanadasë ka shënuar një moment të veçantë me përurimin e rrugës “Dardania Drive”, një ngjarje e cilësuar si historike për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë rajon.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Ambasadori i Kosovës, Adriatik Kryeziu, Ambasadorja e Kombit, Ruki Kondaj, zyrtarë nga Kosova, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të komunitetit shqiptar në Kanada.

Me këtë rast u shpreh mirënjohje e veçantë për Kanadanë dhe institucionet e saj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve ndër vite. Vlerësime të posaçme iu drejtuan edhe këshilltarit të Qytetit të Winnipegut, Brian Mayes, Shoqatës Shqiptare dhe kryetarit të saj, Hajdin Teneqja, për kontributin dhe angazhimin në realizimin e këtij projekti.

Sipas organizatorëve, emërtimi i rrugës “Dardania Drive” përfaqëson një njohje të rëndësishme të identitetit dhe kontributit të komunitetit shqiptar në Kanada, duke u konsideruar një vlerësim i dyfishtë për shqiptarët e Manitobës.

“Dardania Drive” pritet të shërbejë si frymëzim edhe për komunitetet e tjera shqiptare në mbarë botën, duke forcuar ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Njeriu më i pasur në botë ndodhet në Shqipëri? Në Sarandë shihet jahti luksoz i Jeff Bezos25 August 2021
Shkup, vajza kalon gardhin dhe tmerron kafshët në Kopshtin Zoologjik 28 October 2021
Radev: Pa ndryshime kushtetuese për bullgarët, s’ka negociata për BE-në me Maqedoninë e Veriut23 February 2026