Nga Vendi
29 July 2020
Siniçan, organet e rendit nuk lejojnë banorët të vazhdojnë punën rreth ujësjellësit

Punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan të Tetovës nuk u lejuan as sot. Punët vazhdojnë të pengohen nga pjesëtarë të policisë. Para tyre edhe sot qëndroi kreu i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili bashkë me dhjetëra banorë të Siniçanit, të cilët, kërkojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme, lejimin e vazhdimit të punimeve për ujësjellësin.

“Komuna ka filluar përgatitjet rreth projektit. Dje isha i thirrur në stacionin policor në Tetovë. Nuk jam kriminel, vetëm se dua qytetarëve të mi tu siguroj ujë për pije. Zyrtari i policisë nuk ka një urdhëresë me shkrim, për këtë jam i bindur se këto ka prapavijë politike”, tha Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës.

  



Të ndryshme
Më shumë
Pritjes i erdhi fundi, konfirmohen 11 heronjtë e Varshavës26 March 2026
Reagimet e Kurtit dhe Ramës për verdiktin e Hagës, BE: Të respektohen vendimet e Gjykatës Speciale 18 September 2026
Grubi: MO-ja transformoi Maqedoninë e Veriut dhe u bë yll udhëzues drejt të ardhmes 2 July 2021