Nga Rajoni
15 June 2026
Pesë të dyshuarve për rastin “Reçaku II” u caktohet një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë të arrestuarve të dyshuar për përfshirje në krime lufte, në kuadër të hetimeve për rastin “Reçaku II”. Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe përfshin të pandehurit me inicialet N.P., S.J., B.P., S.M. dhe S.S. Sipas Gjykatës, ekziston rrezik real që të pandehurit të arratisen dhe të shmangin përgjegjësinë penale, duke theksuar se të gjithë janë shtetas të Serbisë, çka, sipas arsyetimit, e rrit mundësinë që të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se, “nëse të pandehurit lihen në liri, mund të ndikojnë në prova dhe në dëshmitarë”, ndaj paraburgimi është vlerësuar si masa e vetme që garanton zhvillimin normal dhe të papenguar të procedurës penale. Pesë të arrestuarit, ish-pjesëtarë të Policisë së Serbisë gjatë vitit 1999, u ndaluan të dielën në kuadër të hetimeve për masakrën e Reçakut.



Të ndryshme
Më shumë
Shumë të rinj regjistrohen në universitete jashtë vendit 3 May 2025
38-vjeçari humb jetën gjatë një stërvitjeje në lumin Mat, vijojnë kërkimet për trupin12 July 2026
Zaev: Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që e zhvilloi “Garancinë për të rinj”13 August 2021