Nga Vendi
16 June 2026
Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit, humb jetën në një aksident në Zvicër

Një lajm i rëndë ka tronditur familjen Salihu dhe opinionin publik. Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit Jashar Salihu, ka ndërruar jetë tragjikisht si pasojë e një aksidenti komunikacioni në Zvicër. Lajmin e dhimshëm e ka bërë të ditur veprimtari Bardhyl Mahmuti përmes rrjeteve sociale, ku ka shkruar: "Me pikëllim të madh morëm lajmin e hidhur se mbrëmë, në një aksident të komunikacionit në Zvicër, humbi jetën Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit, Jashar Salihu!" Ngushëllimet shkojnë për nënën e Blerimit, Nerxhivanen, bashkëshorten Albanën, vëllezërit Taulantin dhe Dardanin, djalin e xhaxhait Isniun, si dhe për të gjithë familjen e nderuar Salihu nga Botusha e Gjakovës.

(Burimi: INA)



Të ndryshme
Më shumë
Dita e 10-të e protestës "Jo në emrin tim", sonte në shesh bashkohet edhe Violetë Kukaj25 September 2026
Bekim Hamëz Jashari i bojkoton sot zgjedhjet, ja arsyeja14 February 2021
Revoltat qytetare dhe pasojat e regjimit komunist në Shqipëri11 March 2026