Nga Vendi
16 June 2026
Kasami prerë: Limani jashtë loje, VLEN do t'i propozojë vetë emrat për qeverinë

Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami deklaroi kategorikisht se ministri aktual Fatmir Limani nuk do të jetë pjesë e bisedimeve për rikonstruimin e Qeverisë me kryeministrin Hristijan Mickoski. "Nga kongresi i parë që mbajti VLEN-i, tanimë kemi një strukturë të re të VLEN-it që nga presidenca, lidershipi dhe kuvendi qendror. Në gjithë këto formacione politike të VLEN-it, Fatmir Limani nuk bën pjesë. Ai vetë vendosi dhe zgjodhi të vetëdistancohet, kështu që në bisedimet me kryeministrin ashtu si në herën e parë kur është formatuar Qeveria, por edhe në riformatimet e saj edhe tash, do të flasim si dy partnerë të koalicionit, ku çdonjëri do të propozojë kandidatët e tij që i ka, kështu që në këto kombinatorika mund të them që Fatmir Limani nuk është pjesë", tha Kasami për Alsat. Ndërkohë, kryeministri Mickoski deklaroi se "do të diskutojmë, do t'i hapim të gjitha temat, do të bëjmë analizë të përbashkët", duke shtuar se bashkëpunimi me VLEN-in ka qenë gjithmonë "dialog i hapur dhe i sinqertë". Çështja e rikonstruimit diskutohet prej mbi 7 muajsh, ndërsa VLEN duhet të propozojë emra edhe për pozitën e lënë bosh nga Arben Fetai, i cili dha dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë.

Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Nuk ka nevojë për dozë të tretë të vaksinës-ja kush thotë 3 September 2021
Emisioni "Fluturo për jetën" 1 May 2025
Kryeministri shqiptar”, Mickoski nuk mbështet koalicion të zgjeruar me LSDM-në 2 August 2020