Nga Vendi
17 June 2026
Filipçe: VMRO po e përshpejton Maqedoninë vetëm drejt shkatërrimit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një takim me fermerët në Bosilovë, deklaroi se në dy vitet e fundit Maqedonia nën VMRO-DPMNE po përshpejtohet vetëm drejt shkatërrimit. Sipas tij, është hipokrizi e madhe që VMRO-ja të flasë për përshpejtim, kur sipas tij i gjithë vendi, përfshirë bujqësinë, po shkon drejt rrënimit. Filipçe theksoi se ironia e situatës bëhet edhe më e dukshme kur sot, në Strumicë, VMRO feston ditëlindjen e saj. "Çfarë kulmi hipokrizie, sot në Strumicë, në këtë rajon, VMRO, një grup i krimit të organizuar, po feston ditëlindjen. Shoh se po mburren me një lloj sllogani, "Maqedonia po përshpejton", mund t'i uroj ditëlindjen duke thënë se Maqedonia po përshpejton me ta vetëm drejt shkatërrimit," tha Filipçe. Lideri i Socialdemokratëve nuk kurseu kritikat ndaj partisë në pushtet, duke e cilësuar atë si bartëse të një politike që po e çon vendin drejt rrënimit në vend që drejt zhvillimit. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Hoti: Me Serbinë takohemi vetëm për njohje reciproke 1 September 2020
Rritet paga minimale në Maqedoni 4 July 2020
Masa të forta sigurie, dalin para gjykatës 3 të arrestuarit pas vrasjes së gjyqtarit 9 October 2025