Nga Vendi
17 June 2026
Ali Ahmeti në pritjen solemne të Ambasadës së Sllovenisë, vlerëson miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës Kombëtare të Sllovenisë dhe Ditës së Forcave të Armatosura të këtij shteti. Ahmeti bëri të ditur se pjesëmarrja në këtë ngjarje erdhi me ftesë të ambasadorit Gregor Presker, ndërsa theksoi se ceremonia shërbeu për riafirmimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve, si dhe për vlerësimin e kontributit të Sllovenisë në mbështetjen e proceseve demokratike, integrimit evropian dhe stabilitetit rajonal. Me këtë rast, kreu i BDI-së uroi popullin dhe institucionet e Republikës së Sllovenisë, duke u dëshiruar përparim, mirëqenie dhe suksese të mëtejshme.



Të ndryshme
Më shumë
‘Po e përcillte për Zvicër dhe u puthën në buzë’, Edit i publikohet fotografia me të dashurën jashtë ‘Për’puthen’29 September 2021
Zidane nis revolucionin te Franca, katër emra të panjohur marrin ftesë11 September 2026
Angellov paralajmëron vërshime në Maqedoni17 September 2021