Nga Rajoni
23 June 2026
Lacroix riafirmon mbështetjen e OKB-së për dialogun Kosovë–Serbi

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, gjatë vizitës së tij në Kosovë, zhvilloi takime me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ku në fokus ishte progresi i Kosovës dhe rëndësia e vazhdimit të dialogut.

Sipas njoftimit të UNMIK-ut, gjatë takimeve u vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe arritjet e deritanishme, ndërsa u theksua nevoja për bashkëpunim të mëtejshëm. "Lacroix riafirmoi mbështetjen për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve", thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës, zyrtari i lartë i OKB-së zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
SPB Tetovë thirrje qytetarëve: Mos i lini makinat ndezur 5 July 2021
Mickoski: Së shpejti pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e Klinikës së Shtipit21 May 2025
Luana s’i ndal provokimet, kështu provokon në paraqitjen e fundit20 September 2026