Nga Rajoni
23 June 2026
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve nisim menjëherë komunikimet për formimin e institucioneve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit do të nisin komunikimet me partitë politike për arritjen e një marrëveshjeje rreth formimit të institucioneve të reja. Ai deklaroi se, “Porsa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë”. Kurti i bëri këto komente gjatë pjesëmarrjes në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor dhe Ekspozitës Mobile “KRAH” në Prishtinë, duke theksuar se hapat e mëtejmë varen nga përfundimi i procesit të certifikimit. Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet vetëm pasi të përfundojnë procedurat ankimore dhe të merren vendimet nga institucionet përkatëse. Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 deputetë, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7 ulëse në Kuvend.



Të ndryshme
Më shumë
Pamje të reja nga dëmet e shkaktuara nga zjarri në Koçani 4 August 2021
REL: Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit?18 September 2026
Merkel: Merreni seriozisht koronavirusin, rreziku ende s’ka kaluar27 June 2020