Nga Vendi
23 June 2026
Ndalohen dy të rinj në Shkup, policia zbulon rreth 90 dërgesa pa dokumentacion

Dy persona janë arrestuar në Shkup pasi policia zbuloi një sasi të konsiderueshme mallrash pa dokumentacion të rregullt gjatë kontrollit të një automjeti, ndërsa drejtuesi i mjetit rezultoi edhe pa patentë shoferi të vlefshme. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 22 qershor, rreth orës 22:50, në rrugën “Magjistralja e Adriatikut”, ku u ndalua një automjet i markës “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.I. (19). Gjatë kontrollit, efektivët gjetën rreth 90 dërgesa me produkte të ndryshme, të futura në qese të zeza dhe pa dokumentacionin përkatës. Verifikimet treguan gjithashtu se drejtuesi i automjetit nuk posedonte patentë shoferi të kategorisë B. Sipas policisë, automjeti ishte në pronësi të E.Sh. (20) nga Shkupi. Të dy personat janë shoqëruar në stacion policor dhe janë privuar nga liria për procedura të mëtejshme. Ndaj M.I. do të ngrihet kallëzim penal për drejtim automjeti pa patentë shoferi të vlefshme, në përputhje me nenin 297-a, paragrafi 2 i Kodit Penal. Burimi: MPB e Maqedonisë së Veriut.



Të ndryshme
Më shumë
MSH për rastin në Vrapçisht: Transportin e kufomave e bëjnë ndërmarrjet, jo Klinika Infektive26 August 2021
Europa i reziston kërkesës së Trump për mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit16 March 2026
Adelina publikon fotografi nga pushimet me bashkëshortin dhe djalin 28 August 2021