Nga Rajoni
26 June 2026
Prishtina u mbush me muzikë dhe pozitivitet, Rama: Të pafsha gjithmonë kështu Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë përshtypjet nga mbrëmja e organizuar në sheshin “Skënderbeu”, ku vazhdoi tradita e koncerteve kushtuar muzikës shqiptare dhe artistëve që kanë lënë gjurmë në kulturën tonë.

Rama theksoi se atmosfera u karakterizua nga dashnia, pozitiviteti, bashkimi, vlerat dhe mirënjohja, duke e cilësuar këtë si një tjetër mbrëmje të veçantë për kryeqytetin.

“Sonte, në sheshin ‘Skënderbeu’, tradita e koncertit vazhdoi rrugëtimin e saj, duke sjellë një mbrëmje kushtuar muzikës dhe artistëve që kanë lënë gjurmë në kulturën tonë. Dashni, pozitivitet, bashkë, vlera dhe mirënjohje. Të pafsha gjithmonë kështu Prishtinë”, ka shkruar Rama.



Të ndryshme
Më shumë
Zjarri që shpërtheu në Kovid-Qendrën e Tetovës 8 September 2021
Egzon Ibrahimi reciton Kuranin në Pallatin Presidencial turk me ftesë të Presidentit Erdogan13 March 2026
Çka ka parashikuar Baba Vanga për vitin 2021? 3 September 2021