Nga Rajoni
26 June 2026
Marjana Koçeku apel për mbrojtjen e lumit të Currajve: Mos lejoni betonizimin dhe ndërtimin e digave

Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si cenim të lumit të Currajve në Nikaj-Mërtur, duke bërë thirrje për reagim të menjëhershëm kundër betonizimit dhe ndërtimit të digave në këtë zonë natyrore. Përmes një reagimi në Facebook, Koçeku, e njohur edhe si “Neomalësorja”, u ka bërë apel banorëve, organizatave mjedisore dhe aktivistëve të gjelbër që të organizohen për mbrojtjen e lumit, duke theksuar se, “Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhyrje në atë lumë të egër është e pajustifikueshme.” Ajo ka kërkuar që kjo pasuri natyrore të jetë në qendër të vëmendjes së të gjithë aktorëve që angazhohen për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa ka theksuar se, “U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje një pasuri natyrore siç është lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur. Nuk ka pasur ndonjëherë kohë më të mirë për të vepruar.”



Të ndryshme
Më shumë
“Përdhunimi nuk ndodh vetëm në luftë”, Vasfije Krasniqi kërkon që të publikohen emrat e dhunuesve21 June 2021
Bebe Rexha joshëse nga palestra, tregon të pasmet gjatë ushtrimeve29 July 2021
Taravari: Votuesit e BDI-së në Gostivar janë banditë 30 September 2021