Nga Vendi
27 June 2026
Boçi nga Çairi: Emërtimet e rrugëve janë të ligjshme dhe të pakontestueshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Luçiano Boçi, pas një vizite në Komunën e Çairit së bashku me kryetarin Izet Mexhiti, deklaroi se identiteti shqiptar dhe trashëgimia kombëtare në këtë komunë janë të garantuara institucionalisht dhe mbrohen me garanci shtetërore. Në një reagim publik, Boçi tha se gjatë vizitës u bind se “Çairi frymon shqip” dhe se trashëgimia kombëtare “jo vetëm që nuk është cenuar, por kultivohet dhe fuqizohet çdo ditë në formë institucionale dhe me garanci shtetërore të fituar me votë”. Ai theksoi se emërtimet e rrugëve, shesheve dhe lagjeve në Çair dhe Butel janë bërë në përputhje me ligjin dhe procedurat, duke shtuar se, sipas Mexhitit, ato janë miratuar edhe me pëlqimin e Qeverisë. “Kur gjërat bëhen me ligj e procedurë, ato nuk mund t’i kontestojë askush”, u shpreh Boçi, duke theksuar se këto emërtime janë “të pakontestueshme, të pacenueshme dhe të parevokueshme”. Sipas tij, Izet Mexhiti e ka siguruar se e njëjta qasje do të ndiqet edhe për çështjen e emërtimeve në Tetovë dhe në komunat e tjera.



Të ndryshme
Më shumë
Mexhiti: Jam në garë me Ahmetin e Zajazit17 October 2025
Valdete Daka: Presidentja Osmani më kërkoi të japë dorëheqje në këmbim të mirënjohjes15 June 2021
Kryeministri bullgar Janev: S’do ketë ndryshim të qëndrimeve në raport me Maqedoninë e Veriut16 September 2021