Nga Rajoni
27 June 2026
Kuvendi i Kosovës me përbërje të re, Radoniqi publikon ndarjen e ulëseve

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Sipas rezultateve të shpallura, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 53 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 ulëse, ndërsa Aleanca do të përfaqësohet me 7 deputetë.

Nga subjektet që përfaqësojnë komunitetet joshumicë, Lista Serbe ka siguruar 9 ulëse, ndërsa Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) ka fituar 2 mandate.

Me nga një ulëse në Kuvend do të përfaqësohen Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Socialdemokratska Unija (SDU), Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Koalicija Vakat dhe PSA.



Të ndryshme
Më shumë
Gjermania ngre dyshime mbi rolin e Trump në paqen në Ukrainë: Sulmet ruse pas telefonatës me Putinin nxisin shqetësime të reja 4 July 2025
Mexhiti: Qeveria mbetet stabile dhe fokusohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve14 May 2025
FFK hap dyert për talentet e diasporës, nis kampi seleksionues për Kombëtaren e Kosovës13 June 2026