Nga Vendi
29 June 2026
Adriatik Lapaj nga Maqedonia e Veriut: Për çështje të mëdha duhet të jemi bashkë

Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut, u bëri thirrje të rinjve dhe faktorëve politikë që të lënë mënjanë përçarjet dhe të bashkëpunojnë për çështjet me interes të përbashkët. "Vetëm të bashkuar, duke mos e parë njëri-tjetrin si armiq, mund ta çojmë përpara këtë histori. Ne mund të jemi kundërshtarë politikë, mund të mendojmë ndryshe, disa mund të besojnë te politikat e majta, disa te politikat e djathta. Përtej kësaj, për gjëra të mëdha, ne duhet të jemi bashkë", deklaroi Lapaj. Ai theksoi se mesazhi i tij u drejtohet veçanërisht të rinjve, duke shtuar, "Le të harxhojmë energjitë në luftën kundër armikut të përbashkët, e jo ndaj njëri-tjetrit."



Të ndryshme
Më shumë
Xhaferi në spital, e vizitojnë Osmani dhe Jakupi28 July 2020
Burrat tani po e mbajnë mjekrën kështu. Si ju duket? 8 July 2021
Qeveria paralajmëron kontrolle në markete për çmimet e ushqimeve10 March 2026