Nga Vendi
30 July 2020
Mot i ngrohtë me temperatura deri 40 gradë Celsius

Mot me diell dhe shumë të ngrohtë, paralajmërojnë për sot sinoptikët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. UV indeksi do të jetë i lartë – 9.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 24 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri 40 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 38 gradë Celsius.

Nën ndikimin e një mase shumë të ngrohtë ajrore deri të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura maksimale do të arrijë mbi 30 gradë, ndërsa në pjesët juglindore të vendit do të arrijë 40 gradë. Të shtunën do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për mot jostabil me reshje të shiut dhe bubullima, ndërsa nga e diela sërish stabilizim i motit.

Për shkak të motit të ngrohtë, nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit paralajmëruan se ekipe mobile do të ndajnë ujë në rajonin qendror të qytetit dhe stacionet më të mëdha të autobusit. Ekipet mobile do të jenë në terren në periudhë prej orës 10 deri ora 16. Planifikohet shpërndarje e 800 shisheve ose 400 litrave ujë në bazë ditore.



Të ndryshme
Më shumë
Thaçi: PDSH do të jetë derë e hapur edhe për anëtarët e partive të tjera20 December 2025
Vuçiqi i shqetësuar: Serbia po zbrazet, s’do të mbetemi as 5 milionë banorë…23 September 2021
BE-ja dhe SHBA-ja do të bashkëpunojnë edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor16 June 2021