Nga Vendi
30 June 2026
Shkupi mirëpret komandantin e NATO-s, në fokus siguria rajonale dhe mbrojtja

Me ceremoni solemne ushtarake, Shkupi mirëpriti sot Komandantin e Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjeneralin Alexus G. Grynkewich, i cili u takua me ministrin e Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, dhe shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski. Vizita do të vazhdojë edhe nesër me takime të tjera, ku në qendër të diskutimeve do të jenë siguria rajonale, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, palët pritet të trajtojnë situatën aktuale të sigurisë në rajon, sfidat e përbashkëta me të cilat përballen vendet anëtare të Aleancës dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s.



Të ndryshme
Më shumë
Paraburgim për 43-vjeçarin nga Tetova i cili ka përdhunuar te vajza adoleshente26 August 2020
Arkin Jahiji me të rinjtë e Bërvenicës: Besimi dhe mundësitë janë çelësi i së ardhmes 4 October 2026
Vajza bie nga ballkoni në Tetovë, transportohet me urgjencë në Qendrën Klinike në Shkup14 March 2026