Nga Rajoni
2 July 2026
Albin Kurti priti delegacionin e America250, në fokus zhvillimi dhe bashkëpunimi strategjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Zyrën e Kryeministrit një delegacion të iniciativës America250, projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Delegacioni përbëhej nga personalitete të njohura të akademisë, politikës, ushtrisë dhe fushave të tjera, si nga Kosova ashtu edhe nga SHBA-ja. Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për progresin e Kosovës në vitet e fundit dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. “Në një takim të ngrohtë dhe të sinqertë, kemi biseduar për progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës gjatë viteve të fundit dhe mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë politikën e jashtme, energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë”, ka deklaruar Kurti



Të ndryshme
Më shumë
Futbolli në shërbim të ndërgjegjësimit, Elbasani dhe Partizani mbështesin kauzën e autizmit13 April 2026
Zaev-Clark: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ka nxitur investimet e huaja 8 July 2021
Reagime ndaj ligjit për arsimin e lartë, akuza për pabarazi ndaj universiteteve shqiptare 4 April 2026