Nga Rajoni
3 July 2026
Protesta preku zemrat, mbi 115 mijë euro mblidhen për Altin Hilën brenda 24 orësh

Brenda vetëm 24 orëve, mijëra shqiptarë nga vendi dhe diaspora janë bashkuar për të mbështetur financiarisht Altin Hila dhe familjen e tij. Fushata e hapur në GoFundMe ka grumbulluar 115,446 euro, ose 89 për qind të objektivit prej 130 mijë eurosh, falë kontributit të rreth 3.4 mijë donatorëve.

Nisma u krijua pas arrestimit të Hilës gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit. Organizatorët pretendojnë se ai u keqtrajtua nga policia përpara arrestimit, ndërsa theksojnë se familja e tij ndodhet në vështirësi të mëdha ekonomike dhe sociale.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, ku Hila kujdeset për djalin e tij me status invaliditeti, kanë ngjallur reagime të shumta dhe kanë nxitur një valë solidariteti. Me ritmin aktual të donacioneve, fushata është shumë pranë arritjes së objektivit të saj.



Të ndryshme
Më shumë
Kur Ronaldo “betohej” se nuk do luante për Cityn, ia kujton edhe Rooney27 August 2021
Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta17 September 2021
Filipçe: Vaksina është arma më e fortë në luftën kundër virusit23 August 2021