Nga Vendi
5 July 2026
Ministria e Punëve të Brendshme: 55 masa ndaj motoçiklistëve dhe drejtuesve të trotineteve në Shtip

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e 4 korrikut në Shtip janë shqiptuar gjithsej 55 masa ndaj drejtuesve të mopedëve, motoçikletave, katërçikleve dhe trotineteve elektrike për shkelje të rregullave të komunikacionit. Sipas MPB-së, numri më i madh i sanksioneve, 35 në total, iu shqiptua motoçiklistëve që qarkullonin pa helmetë mbrojtëse. Gjithashtu, gjashtë persona, mes tyre edhe një i mitur, u ndaluan për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, ndërsa u sekuestrua edhe një motoçikletë me leje qarkullimi të skaduar. “Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë në mënyrë të përpiktë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.



Të ndryshme
Më shumë
Karburantet shtrenjtohen sërish në Maqedoninë e Veriut, rriten çmimet e benzinës dhe naftës16 March 2026
Tea Trifoni bën edhe një ndryshim, ndërhyn në gjoks 4 August 2021
Koronavirusi prek një imam në Kërçovë, mbyllen 8 xhami30 June 2020