Nga Rajoni
6 July 2026
Shtyhet seanca ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos, mbrojtja kërkon shtyrje të procesit

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos, pjesë e ndarë nga dosja ndaj Ilir Metës, raporton gazetarja Anila Hoxha. Sipas saj, në sallën e gjyqit ishte e pranishme Ema Çoku, ndërsa Fatime Kryemadhi mungonte së bashku me avokatët e saj, po ashtu në seancë nuk ishte i pranishëm as Pirro Xhixho, i cili përfaqësohej nga avokati Sokol Mëngjesi. Organi i akuzës kishte parashikuar leximin e pretencës në këtë seancë, por mbrojtja e Kryemadhit ka kërkuar shtyrjen e procesit. SPAK deklaroi se, duke qenë se e pandehura Fatime Kryemadhi nuk përfaqësohej nga mbrojtja ligjore, seanca nuk mund të zhvillohej në këto kushte. Për pasojë gjykata ndërpreu seancën dhe e shtyu për datën 13 korrik, ora 12:00.



Të ndryshme
Më shumë
Trump reagon ndaj dëshmisë së Clinton për çështjen Epstein, Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion27 February 2026
Numri 6 për Arkin Jahijin, “Bashkë për një fillim të ri” në Bërvenicë23 September 2026
Nisin deklaratat përmbyllëse në Hagë për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së 9 February 2026