Nga Vendi
15 November 2026
Imeri: Ish-ministrat e BDI-së të përfshirë në shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura i Alta Bankës

Partia VLEN ka publikuar dokumente që, sipas saj, dëshmojnë përfshirjen e ish-funksionarëve të BDI-së në procesin e shitjes së aksioneve shtetërore në “Bankën Ekonomike” të Manastirit, sot “Alta Banka Maqedoni”.

Sipas VLEN-it, vendimi është marrë në seancën e 158-të të Qeverisë, më 6 qershor 2023, ku kanë marrë pjesë Artan Grubi, Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi.

Vendimi për shitjen e aksioneve është nënshkruar nga Artan Grubi dhe publikuar në “Gazetën Zyrtare” më 13 qershor 2023.

VLEN pretendon se ky vendim lidhet me transaksionet e mëvonshme të aksioneve përmes kompanisë “AS Senjak” dhe një kredie prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka në Beograd.

“Dokumentet nga ‘Gazeta Zyrtare’ dhe procesverbalet e Qeverisë janë dëshmia më e fortë se në rastin e ‘Alta Bankës’ nuk bëhet fjalë për transaksione të rastësishme afariste, por për një operacion të koordinuar”, thuhet në komunikatën e partisë VLEN.

Në fund, VLEN i ka bërë thirrje Prokurorisë Publike dhe Drejtorisë së Inteligjencës Financiare që ta zgjerojnë hetimin dhe të marrin në pyetje ish-funksionarët e BDI-së që kanë marrë pjesë në miratimin e vendimeve.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve për protestë më 13 dhjetor në Shkup 4 December 2025
Gjykata e Prishtinës dënon me burg të përjetshëm dy të akuzuar për sulmin në Banjskë24 April 2026
Zbulohet 10-shja e parë e Big Brother VIP Kosova15 September 2026