Nga Vendi
9 July 2026
OEMVP informon bizneset për CBAM dhe markën CE, në fokus standardet e Bashkimit Evropian

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) organizoi një sesion informues për kompanitë anëtare, me fokus zbatimin e Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM) dhe procedurat për marrjen e markës CE, dy elemente kyçe për rritjen e konkurrueshmërisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian. Gjatë pjesës së parë të aktivitetit, ekspertët prezantuan konceptet bazë të CBAM-it, proceset e validimit dhe verifikimit, standardet ISO, si dhe metodologjinë për llogaritjen e emetimeve të gazrave serrë. Prezantimi u realizua nga ekipi i INTERCERT, kompani anëtare e OEMVP, e akredituar nga Instituti për Akreditim i Maqedonisë së Veriut për certifikime. Në pjesën e dytë të sesionit, pjesëmarrësit u njohën me procedurat për marrjen e markës CE, proceset e vlerësimit, testimit dhe dokumentacionit të nevojshëm, si dhe me përfitimet që ky certifikim sjell për prodhuesit dhe eksportuesit në tregjet evropiane. Sipas organizatorëve, sesioni kishte për qëllim t'u ofrojë bizneseve informacion praktik dhe të dobishëm për përmbushjen e standardeve që kërkon tregu i Bashkimit Evropian.



Të ndryshme
Më shumë
Të infektuarit me Covid-19 mund të regjistrohen për raundin e dytë të votimit deri më 25 tetor21 October 2021
Egzon Ibrahimi reciton Kuranin në Pallatin Presidencial turk me ftesë të Presidentit Erdogan13 March 2026
Ali Ahmeti në Radushë: 25 vjet nga themelimi i Brigadës 11510 August 2026