Nga Vendi
11 July 2026
Janë publikuar pesë thirrje publike për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore mbi tre hektarë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, njoftoi se janë publikuar pesë thirrje publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit me sipërfaqe mbi tre hektarë. Sipas tij, ky hap përfaqëson përmbushjen e një prej premtimeve për vënien në funksion të çdo hektari të tokës bujqësore në dobi të fermerëve. Tripunovski theksoi se në kuadër të Thirrjes Publike nr. 01/26, që përfshin rajonet e Manastirit dhe Prilepit, pas rreth 20 vitesh përparësi në ndarjen e tokës do të kenë blegtorët, me synim zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë si një nga degët më të rëndësishme të bujqësisë. “Të gjithë bujqit e interesuar mund të informohen për kushtet në njësitë rajonale të Ministrisë. Së bashku krijojmë bujqësi më të fuqishme dhe më të qëndrueshme”, deklaroi Tripunovski.



Të ndryshme
Më shumë
Ja e vërteta e tre antarëve të një familje nga Tetova që vdiqën nga Covid 19 2 September 2021
Shkup: 185 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik, 52 për tejkalim të shpejtësisë 6 July 2021
Aliu: Kemi siguruar numrin më të madh të vaksinave kundër gripit sezonal, deri tani janë paraqitur rreth 49 mijë qytetarë17 October 2025