Nga Rajoni
12 July 2026
Nëna e 15-vjeçares: Kërkoj kurim të plotë për vajzën time, nuk di asgjë për gjendjen e saj

Nëna e njërës prej 15-vjeçareve të përfshira në dhunimin e 17-vjeçares në Fier ka deklaruar para Gjykatës së Fierit se vajza e saj ndodhet e shtruar në spital psikiatrik dhe se familja nuk ka informacion të plotë për gjendjen shëndetësore apo trajtimin që po merr. Ajo kërkoi mirëkuptim për situatën dhe u shpreh e shqetësuar për gjendjen e së miturës. “Nuk di asgjë për gjendjen shëndetësore të vajzës. Jam shqetësuar shumë. Në spital e kam takuar dy herë, më duket jo aq mirë. Nuk e di nëse është në dijeni të pamjeve që janë bërë virale. Dua kurim të plotë për vajzën, e kam kërkuar në gjykatë kurimin për vajzën”, tha ajo. Sipas saj, familja kishte kërkuar ndihmë për problemet e vajzës që një vit më parë, por pretendon se nuk mori mbështetjen e nevojshme nga shkolla. “Kur ishim tek shkolla bashkë me bashkëshortin, ‘Zhduku jashtë’, na tha drejtoresha kur i treguam për problemet e vajzës”, deklaroi nëna. Ndërkohë, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier u paraqitën 19-vjeçarja Lionela Lamaj dhe dy 15-vjeçaret për verifikimin e masave të sigurisë. Lamaj dyshohet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim, ndërsa dy të miturat janë nën hetim në kuadër të të njëjtit procedim penal.



Të ndryshme
Më shumë
Rama niset për ta vizituar Hashim Thaçin në Hagë, kritikon sërish drejtësinë ndërkombëtare18 December 2025
Dorëheqja e Zaevit, çfarë thotë Kushtetuta dhe rregullorja për punën e Kuvendit? 1 November 2021
Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshjeje për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar me Bullgarinë 6 November 2025