Nga Vendi
11 July 2026
Arrestohen në Durrës dy persona të kërkuar nga Maqedonia e Veriut, operacioni “Fury” në bashkëpunim me Interpol-in

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Fury”, Policia e Shtetit të Shqipërisë ka arrestuar në Durrës dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vepra të rënda penale.

Sipas raportimeve të ABC News Albania, të arrestuarit janë Musa Xhavit, 26 vjeç nga Shkupi, dhe Shenasi Nuredini, 34 vjeç, i lindur në Norvegji. Për ta, Interpol-i kishte lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare, pasi kërkoheshin nga drejtësia e Maqedonisë së Veriut për disa vepra penale.

Autoritetet bëjnë të ditur se ndaj dy personave rëndojnë akuza për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje të veprave penale në kuadër të një organizate kriminale.

Gjatë kontrollit, policia shqiptare ka sekuestruar edhe dokumente identifikimi që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas njoftimit zyrtar, “dokumentet dyshohet se janë përdorur për të udhëtuar jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim shmangien e sistemit të drejtësisë në këtë vend”.

Dy të arrestuarit pritet t’u nënshtrohen procedurave ligjore për ekstradim drejt Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të drejtësisë dhe Interpol-in. (INA)



Të ndryshme
Më shumë
Ndryshime në qeveri, VMRO-DPMNE merr Shëndetësinë dhe Politikën Sociale30 June 2026
OKB kërkon qasje në Iran pas sulmit vdekjeprurës ndaj shkollës17 March 2026
Lirohet ish-luftëtari i UÇK-së nga Policia e Maqedonisë së Veriut23 September 2026