Nga Vendi
10 July 2025
Komuna e Tetovës dhe Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, së bashku me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Institucionit Publik “Parku Kombëtar Mali Sharr”, Evzal Elmazi, nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi që synon forcimin e partneritetit ndërinstitucional në funksion të promovimit të turizmit malor, mbrojtjes së mjedisit dhe parandalimit të zjarreve në zonën e Malit Sharr.  Ky memorandum përfaqëson një angazhim konkret për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të përgjegjshëm të pasurive natyrore të rajonit. Palët dakorduan që përmes projekteve të përbashkëta dhe koordinimit të veprimeve, Mali Sharr të trajtohet jo vetëm si një thesar ekologjik, por edhe si një potencial ekonomik që kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Në deklaratën e tij pas nënshkrimit, Kryetari Kasami theksoi se turizmi malor, mbrojtja e pasurive natyrore dhe kujdesi për mjedisin nuk janë më zgjedhje të dëshirueshme, por përparësi strategjike që e përcaktojnë të ardhmen e qytetit dhe rajonit. Ai shtoi se ky bashkëpunim është një hap domethënës drejt një Tetove më të pastër, më të gjelbër dhe më të zhvilluar në harmoni me natyrën.



Të ndryshme
Më shumë
Modelja që shpenzoi dy milionë dollarë për t’u dukur si Kim Kardashian17 June 2021
Bytyqi: Kemi rritur numrin e të punësuarve me 60.000 6 July 2021
Hoxha dhe Mexhiti në Tiranë: Nuk ka përçarje, theksohet bashkëpunimi për shqiptarët dhe integrimin27 April 2026