Nga Rajoni
14 July 2026
Kosova e shpall ministren serbe person të padëshirueshëm, ndalohet përgjithmonë hyrja në territorin e saj

Kosova e ka shpallur person të padëshirueshëm ministren serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviç, duke i ndaluar përgjithmonë hyrjen dhe kalimin në territorin e saj. Vendimi u bë i ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas deklaratave të ministres serbe lidhur me Kosovën. Sveçla theksoi se deklaratat e Paunoviç rikthejnë retorikën e projektit të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve, duke shtuar se çdo përpjekje për të ringjallur ideologji të tilla apo për të kërcënuar Republikën e Kosovës do të marrë përgjigje të vendosur ligjore dhe institucionale. Nga ana tjetër, Paunoviç deklaroi se nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj, duke theksuar se mbështet politikën e Partisë Socialiste të Serbisë, pjesë e së cilës është që nga viti 1992. Deklaratat e saj u dënuan edhe nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hiper, tha se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon apo promovon spastrimin etnik, ndërsa komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, u shpreh se nuk mund të ketë asnjë tolerancë për deklarata të tilla dhe shpreson që ato të mos përfaqësojnë politikën zyrtare të Serbisë. Reagime pati edhe nga autoritetet dhe analistët në Kosovë, të cilët vlerësuan se deklaratat glorifikojnë krimet e së kaluarës dhe bien ndesh me vlerat evropiane. Burimi: REL



Të ndryshme
Më shumë
Arsovska udhëheq bindshëm në Qytetin e Shkupit31 October 2021
Mijallkovi ka ikur përmes zonë kufitare në Kumanovë?23 February 2021
Rrëfimi i afganes që sa ishte shtatzënë u torturua nga talebanët të cilët edhe ia nxorën sytë, urdhërin për këtë e kishte dhënë babai i saj19 August 2021